Fermeri ja përplas kryeministrit në sy: Jemi shtresa më e pambrojtur. Rama e shantazhon: Ulu aty, mos fol...

30 Janar 2026, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS
Fermeri ja përplas kryeministrit në sy: Jemi shtresa më e

Edi Rama u tha sot fermerëve në një takim se nuk janë problem financimet, por janë ata fajtorë se janë të painformuar. Por një fermer i nxori bojën propagandës së Ramës, duke ja thënë të vërtetën në sy.

Ai i tha se fermerët janë shtresa më e pambrojtur.

Si reagim, Rama e kërcënoi fermerin që të mos fliste.

Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma.

Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur.

Rama: O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë. Nuk merr fjala mezor… Janë 500 veta këtu.

Qytetari: Të njëjtin hall kemi…

Rama: Kur të vijë radha për të folur, do flasësh. Ajo që the është absurde.

Fermeri: Disponoj deri në 20 hektarë tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.

Rama: Unë politikë bëj, s’e mohoj.

Po ndodh...

ide