Financim, deri në 7300 lekë në muaj për nxënësit që zgjedhin arsimin profesional

5 Shtator 2022, 11:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Financim, deri në 7300 lekë në muaj për nxënësit

Qeveria vë në dispozicion 2500 bursa studimi deri në 7320 lekë për nxënësit që ndjekin arsimin në shkollat profesionale në vend.

Kjo masë synon të nxisë të rinjt drejt zgjedhjes së arsimit profesional si garanci për rritjen e punësimit në vend, për shkak të kërkesë së lartë nga këto sektorë për forcë punëtore të kualifikuar.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së vajzave që regjistrohen në drejtime si mekanikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbime mjetesh transporti, termohidraulikë me burstë plotë dhe gjysëm burse për vajzat që zgjedhin drejtime të tjera.  Po ashtu do të mbështeten me bursë të plotë nxënësit që regjistrohen në degët prioritare si bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji dhe shpim e shfrytëzim të burimeve të naftës dhe gazit.

Ndërkaq, akes në bursë të plotë do të kenë edhe të rinjtë nga grupe të veçanta që zgjedhin shkollat e mesme profesionale si nxënës me aftësi të kufizuar, pakicat kombëtare rome dhe egjiptian; jetimë ose ata që kanë vetëm njërin prind.

Me bursë të plotë do të mbështeten edhe nxënësit nga familjet në nevojë që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale si dhe do të mbështeten edhe  ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me nota të larta.

 

Po ndodh...