Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

21 Qershor 2025, 21:26 / POLITIKË ALFA PRESS
Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për kryeministrin Edi Rama. 

Berisha shprehet në postimin e tij në rrjete sociale se me këtë shkrim, Rama është damkosur botërisht si "Maduro i Europës". Më tej thotë se këtë etiketim, kryeministri e ka marrë për shkak të "lidhjeve të tij me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij dhe  shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale "

Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!

Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.

Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.

Këtu më poshtë keni artikullin e publikuar sot nga Tv Fox News!

Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull "Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit".

Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si "Ramaduro" i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik. Sipas Neshos, ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.

Ish-ambasadori thotë se Rama është i njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump "turpin e qytetërimit tonë". Sipas tij, Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Nesho shton se mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit

Po ndodh...