‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Burime bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.
Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por gjithashtu nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij.
Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen.
Pritet që vala e dorëheqjeve të vijojë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, konkretisht në Maliq, Devoll dhe Pogradec, ku priten zhvillime të ngjashme në ditët në vijim.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
