Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën” në Mbretërinë e Bashkuar

27 Shkurt 2025, 22:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund në gjyq për t’ia hequr kryedemokratit “non gratën” nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo deklaratë ka ngjallur debat në studio dhe Kaso i është drejtuar Balës duke i kërkuar që të nxjerrë fakte dhe prova në lidhje me pretendimin e tij.

Blendi Fevziu: A ka një tërheqje të amerikanëve ndaj SPAK-ut? Ti më the se kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar.

Anri BalaNë informacionin tim, amerikanët kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar të paktën tek kjo asistenca që deri diku ka qenë teknike apo për nevojat e SPAK-ut. Ka disa pasaktësi, ose nga se dëgjova nga Kaso kur përmendi çështjen McGonigal sepse ne e dimë shumë mirë çështjen McGonigal tha që “është një goditje ndaj Berishës”. Më fal, por Berisha nuk ka qenë kryetari i PD-së në atë kohë, ka qenë Basha. Nëse ka ndodhur McGonigal, ka ndodhur për Bashën. Bashën deri para disa ditësh e kishim në Uashington dhe kjo nuk ka lidhje fare me Berishën. Kemi një problem shumë të madh kur themi se Berisha, llogarinë e ka vetëm me Amerikën. Llogaria tjetër që ka Berisha është me Mbretërinë e Bashkuar që është “non grata” edhe atje.

Ivi Kaso: Po çfarë lidhje ka kjo me temën?

Anri Bala: Ju nuk mund t’i besoni Amerikës kur doni ju dhe të mos i besoni kur… Për të hequr “non gratën” keni bërë gjyq në Mbretërinë e Bashkuar, 550 mijë Paund ka paguar vajza e Berishës.

Ivi Kaso: Ku e ke këtë? Nxirre. Është mashtrim.

Blendi Fevziu: A është informacion i konfirmuar ky?

Anri Bala: Po, është me letra, 550 mijë Paund.

Ivi Kaso: Ku i ke letrat? Nxirri, ose fol me fakte dhe prova.

 

Po ndodh...

ide