Gjykata e Romës ktheu mbrapsht emigrantët për herë të tretë, Rama: Pyesni Melonin, me Spanjën nuk besoj se mund të realizohet...

7 Shkurt 2025, 18:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata e Romës ktheu mbrapsht emigrantët për herë të

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”që do të mbahet në Tiranë.

Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet ti drejtohet simotres time italiane, Girogia Melonit. Ne na u kërkuar ti ndohmojmë, dhe pranuam ti ndihmojme.

Ne i detyrohemi shumë Italisë, sidomos pas rënies së komunizmit. Së fundmi kur patëm tërmetin fatkeq, ekipet italiane të kërkim shpëtimit erdhen dhe na ndihmuan. Duhet të pyesni palën italiane jo ne. 

A do ketë një marrëveshje të njëjtë me Spanjën kur të integroheni në BE? 

Rama: Nuk jam i sigurt se do kishte shumë kuptim se lidhet shumë me gjeografinë. Ne jemi të bashkuar nga deti me Italinë.

E vetmja që e bën të arsyeshme ketë marrëveshje eshte se emigrantët nuk ndalojnë në Itali por në Shqipëri. Për Spanjën nuk e shoh të realizueshme ndalimin e emigrantëve në Shqipëri.