Gjykata Kushtetuese la në fuqi paktin Rama-Berisha për Lista të Mbyllura, reagon ashpër Lulzim Basha

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e partive të vogla për lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por ankimimi nuk është marrë parasysh nga Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i Demokratëve Euroatlantike, Lulzim Basha. Basha shprehet se shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votën e tyre më 11 maj.
Reagim i Lulzim Bashës, kreu i Demokratëve Euroatlantikë
Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.
Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.
Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.
Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre.
Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj.
Shqipëria meriton më shumë!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
