Gjyqi i Berishës në Londër/ Do të dëshmojë edhe një ish zyrtar i lartë i SHIK me azil politik!

20 Mars 2024, 13:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjyqi i Berishës në Londër/ Do të dëshmojë edhe

Ditën e sotme ka nisur gjyqi në Londër i kreut të Rithemelimit.

Avokatët e Sali Berishës dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office si të paditur për vendimin e shpalljes non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptarë janë takuar për seancën e dytë.

Në këtë listë të proceseve gjyqësore në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë.

Në këtë seancë përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën.

Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret,  përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion.

Pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe

Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur.

SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.

Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces.

Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.

Kompania avokatore e zotit Berisha në këtë proces është e përbërë nga juristë të kompanisë Brick Courts Chambers e cila në ditarin e çështjeve me profil të lartë që ka renditur për 2024 edhe atë të Sali Berishës.

Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill.

 

Po ndodh...