Ngjela: Berisha një nga 3 monarkët e vendit. S’ka parti, del në penxhere, pa asnjë ide

20 Mars 2024, 12:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Ngjela: Berisha një nga 3 monarkët e vendit. S’ka parti, del

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik” ku ka mbledhur figura të njohura të opozitës, ku një nga ata ishte dhe avokati Spartak Ngjela.

Gjatë fjalës së tij Ngjela u shpreh se në këto momente e vetmja shpresë që ka është Partia Demokratike.

Ngjela: Kam ardhur të flas konkretisht, nuk jami i prirur ndaj teorive. Dhe për të filluar konkretisht më duhet të them se janë tre apo katër aspekte që duhet të ndryshohen me çdo kusht për të krijuar bashkimin tonë.

Në qoftëse indvidëve të caktuar bashkimi iu krijon frikën se nuk do të triumfojnë personalisht nuk vlejnë. Politika është luftë idesh dhe idetë dalin nga individi, idetë e vjetra nuk vlejnë.

Këtu kanë frikë nga idetë e reja, jo tani që nga 1945 dhe kjo është inerci.

Çfarë kam konstatuar unë? Këto janë monarkitë që kanë kaluar këtu.

Nga Zogu te Enveri, nga Enveri tek Saliu, monark të tre. Çfarë do të thotë monark? Nuk është kurora zotëri është politika që ka monarku. Heq këtë dojë vë këtë dojë, sjell këtë të dojë. Monarkitë e dyta dhe e treta kanë qenë shumë larg nga ajo e para se ajo nuk ishte populiste.

Këta donin dhe popullin të bërtiste për ta. Këtë e futi Enveri pastaj e mori dhe ky tjetri që tani vjen vërdallë se nuk ka parti (e ka fjalën për Sali Berishën). Ska parti vjen vërdall: unë jam unë kam qenë, nuk kupton fare që është i arrestuar, ka një dritare del në dritare, broçkulla.

Asnjë ide. Në këto momente e vetmja shpresë që e ka e djatha është Partia Demokratike. Kuptohet Partia Demokratike siç ishte e çau Saliu, por dhe mos të ishte e çarë nuk ishte e fuqishme. Tani na duhet një parti e fortë që të krijojë bashkimin. bashkimi është politkë, politkë do të thotë konkurencë. 

 

Po ndodh...