Grupi dialogut nuk u dakordësua, PS depoziton në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Ja formula e re për votën e emigrantëve!

8 Korrik 2024, 12:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Grupi dialogut nuk u dakordësua, PS depoziton në Kuvend propozimet

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi nuk u dakordësuan me opozitën në grupin e dialogut.

Në nismën e propozuar nga PS adresohet vetëm reflektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që cilat janë detyrim për Kuvendin.

Ndërsa janë përcaktuar modalitete që  bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitit 2025.

Sipas propozimit të maxhorancës, votimi i emigrantëve do të bëhet nëpërmjet postës.

“KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin jashtë. Fleta e votimit është e njëjtë me fletën e votimit që përdoret brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në “Neni 25/1″.

Gjithashtu, është propozuar formula e re e percaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit.

Herësi, sipas formulës së re të propozozuar nga PS, nuk do te jetë më i madh se 7000 vota.

Po ndodh...