Habit Sali Berisha: Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur!

24 Prill 2026, 21:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Habit Sali Berisha: Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje

Mbrëmjen e kësaj të premteje kreu i PD, Sali Berisha, ka mbledhur për herë të dytë në një kohë të shkurtër një tryezë për Portin e Durrësit të titulluar "Si të shpëtojmë Portin e Durrësit". Gjatë fkalës së tij pasi tregoi se si qeveria Rama po shkatërron këtë aset kombëtar për interesa klienteliste ai lëshoi një thirrje të çuditshme. Sipas Berishës, "nëse nuk e rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur, Shqipëri do të jetë në rrokullisjen më të madhe".

Berisha
: Protesta e vetmja rrugë për të ndalur krizën, regjimi po shkatërron portet dhe ekonominë

Rëndësi të jashtëzakonshme ka sigurisht kjo që bëjmë, transparenca, paraqitja para shqiptarëve e të vërtetave mbi këto zhvillime dhe alternativës tonë. Por asgjë nuk ka më jetike se protesta.
Dhe ndaj angazhimi ynë, angazhimi i qytetarëve sot është diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi grabitqar. Sot protesta është të shpëtojmë pasurinë më të madhe publike. Sot protesta është të mbrojmë interesat më jetike të qytetarëve. Shikoni çfarë ndodh. Lexoni kudo.
Të gjitha qeveritë europiane janë vënë në lëvizje si të përballojmë krizën e naftës. Ka një qeveri këtu, 200 kilometra larg kësaj zone, që e shet naftën 100, 150 lekë, që s'ka port fare, që nuk nxjerr një litër naftë, dhe që nuk e shesin asnjë me humbje. Jo. As tregtarët, as shteti, por nuk ka një taksë ndëshkuese siç ka kjo qeveri mbi litër e naftës. 1.1 euro.
Dhe në kulmin e kësaj krize ju heq fshatarëve, ju heq fermerëve subvencionin për naftën. Se në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin.
E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe.
Ekspozetë tuaja unë i dëgjova. Me shumë të drejtë. Absolutisht ngjiten në nivelin e tradhëtisë kombëtare. Po në sa, në shumë dimensione. Po, po, po të lash vendin tënd pa port, po ky s'ka qenë kurrë pa port. Po të lexoni ju, nga Vlora kur s'ishin rrugë, Shkodra me Vlorën bënin tregti me porte.
Shkodra transportonte në Vlorë, Vlora transportonte në Shkodër mallra me porte. Tani ky portet po i rrafshon.
Dhe edhe njëherë ju falenderoj dhe unë pres nga, nga ju dhe Partia Demokratike pret nga ju që të trajtoni në para publikut çështjet madhore të programit dhe të, të zhvillimeve.
Por, nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka për angazhimin më maksimal në kryengritjen tonë paqësore kundër këtij regjimi. Ju faleminderit.

Po ndodh...