Integrimi i Shqipërisë në dorë të Greqisë?/ Marta Kos-Mitsotakis: Presim sugjerimet tuaja për…

24 Prill 2026, 22:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Integrimi i Shqipërisë në dorë të Greqisë?/ Marta

Komisionereja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së saj në Athinë, ku ka folur edhe për axhendën e integrimit evropian për shtetet kandidate, mes tyre edhe Shqipërinë.

Kos u shpreh se në rajonin e Ballkanit Perëndimor po shihet progres, sidomos me Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Ajo theksoi, duke iu drejtuar zyrtarëve në tryezë, se po presin konfirmimet për standardet e ndërmjetme për sundimin e ligjit në Shqipëri, duke shtuar se “po sheh në drejtimin e tyre”, duke shtuar se vendet në fjalë po zbatojnë reformat.

“Në Ballkanin Perëndimor shohim shumë përparim në Malin e Zi dhe Shqipëri. Tani po presim konfirmimin e standardeve të ndërmjetme për sundimin e ligjit.

Ato po zbatojnë reformat dhe unë nuk pranoj kritikat e disa personave që thonë se ne po i kushtojmë më shumë vëmendje Moldavisë dhe Ukrainës sesa pjesës tjetër të Ballkanit. Kjo nuk është e vërtetë. Përparimi duhet të bazohet në meritë dhe shpresoj që këta shembuj pozitivë, si Mali i Zi dhe Shqipëria, të ndikojnë edhe te vendet e tjera”, shprehet mes të tjerash Kos.

Po ndodh...