Transferohet nga burgu i Peqinit në Burrel i dënuari përjetë, i gjendet drogë në çorape
24 Prill 2026, 23:42 / AKTUALITET

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka njoftuar se ka kryer transferimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Miklovan Parubi nga burgu i Peqinit në burgun e Burrelit.
Sipas njoftimit transferimi ka ndodhur për arsye sigurie. Gjatë kontrollit të ushtruar në burgun e Burrelit, mësohet se në materialet personale të Parubit është gjetur i fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.
Sipas njoftimit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128