Hetimi i SPAK për koncesionin e Sterilizimit, ish-ministrit Beqaj i komunikohet akuza për...

18 Mars 2024, 08:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Hetimi i SPAK për koncesionin e Sterilizimit, ish-ministrit Beqaj i

Tre ditë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, dhe Prokurorët ua komunikuan akuzat të pandehurve dhe 8 personave që janë proceduar më herët.

Mësohet se edhe mëngjesin e sotëm akuza për "Shpërdorim detyre" po i komunikohen edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë: Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu.

Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

 

Po ndodh...

ide