Homazhet për Fatos Nanon, përfaqësues të opozitës marrin pjesë në ceremoni, Mediu: Njeri i mendimit dhe tolerancës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja.
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kryer gjithshtu homazhe. Ai është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, përkujtoi figurën e Fatos Nanos me fjalë të thella dhe emocionuese, duke theksuar mendjen si tiparin më të spikatur të tij.
“Ai vdiq kur i vdiq ajo që kishte më të mirën në trupin e tij, trurin. Ai tha që cdo njeri ka anët e forta të veta, dikush është atlet dikush ka trupin. Fatos Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha shkurt Agron Duka, ne homazhet ne nder te figures se Fatos Nanos.
“Fatos Nanon do ta kujtoj si njeriun e mendimit dhe tolerancës. Një kundërshtar me të cilin kur debatoje duhet të mendoheshe thellë dhe me kontribute në të gjithë jetën politike. Asnjë nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancë si pak politikanë shqiptare e kanë”, tha Fatmir Mediu.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128