“I keni njerëzit në burg ose në hetim, a keni përgjegjësi?”/ Rakipi pyet Felajn për të burgosurit e PS-së

27 Mars 2025, 23:32 / POLITIKË ALFA PRESS

“I keni njerëzit në burg ose në hetim, a keni

Ermonela Felaj, deputete e PS-së , ishte e ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit” në MCN TV. 

Ajo u pyet nga Ylli Rakipi, për eksponentët  e lartë të PS-së që janë dënuar, apo janë të dyshuar për vepra korruptive dhe përgjegjësinë e lidershipit të partisë për këtë. 

Rakipi: Shumë nga eksponentët tuaj janë në burg, në hetim, ose të akuzuar për korrupsion dhe të tjera. Ilir Beqaj, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj në arrati, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka etj, etj. Pra kjo parti prodhon shumë njerëz të dyshuar dhe të dënuar për korrupsion. Çfarë ju thoni shqiptarëve për këtë?

Felaj: Bëtë mirë që i nominuat, se duke i nominuar i shoqëruat edhe me lëvizje të duarve dhe pashë që nuk shkuat te gishtat e njërës dorë, por edhe sikur të kishit shkuar..

Rakipi: Jo unë i përdora të dyja.

Felaj: Prapë se prapë kjo nuk e justifikon fare atë që pohuat ju si të vërtetë.

Rakipi: Ministra, sa gishtat e të dy duarve janë...

Felaj: Nuk është e vërtetë që janë shumë. PS është e të paktën 800 mijë shqiptarëve, e dini zoti Rakipi? Nuk mundet 4 vetë, 40, 400 po deshët ju...

Rakipi: Nuk po të pyes për rrënjët e thella të PS-së, sepse i dimë.

Felaj: Kjo është përgjigjia ime.

Rakipi: Ke kryetarin e bashkisë së kryeqytetit në burg.

Felaj: Secili nga ata ka përballë përballë gjykatës, prokurorinë.

Rakipi (tregon foton në led): Ja ku i ke shikoji! Ngrije kokën!

Felaj: Secili nga ne ka figurën e vet, ka përgjegjësinë e vet.

Rakipi: Nuk po të akuzon njeri, ti je në rregull. Unë po të pyes për këta. Përgjegjësia e tyre është juridike, e thotë edhe kryeministri. Ka edhe një përgjegjësi politike. Ç’është përgjegjësia politike për këta?

Felaj: Përgjegjësia politike qëndron te reflektimi kohë pas kohe për të bërë pjesë të PS-së dhe të pushtet figura dhe njerëz të rinj. Kaq. PS-ja nuk i është kundërvënë drejtësisë dhe nuk ka ndërhyrë në punën e tyre. Fakti që Prokuroria e Posaçme arrin të godasë në nivele të larta tregon që reforma në drejtësi ia ka arritur qëllimit.

Rakipi: Ish-zv.kryeministri, numri dy e përshkruan qeverinë si një organizatë kriminale dhe Edi Ramën si kreun e saj. Çfarë mendoni ju për këtë deklaratë?

Felaj: Nuk kam asnjë koment për zotërinë që ka qenë kolegu im. Nëse do të flisja si profesioniste e të drejtës, ftesa ime është që gjithë këtë ballafgaqim ta bëjë me organet e drejtësië. Kjo nuk I thotë gjë askujt.   

 

Po ndodh...