
I pandehur për abuzim me tenderat/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës dhe 15 të tjerëve

GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve.
Ndreca akuzohet për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.
Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.
Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk, ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.
Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe.
E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.
Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në ministrinë e brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer e-maile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128