“Nuk isha as në listë të hapur as të mbyllur”, Dash Sula: Berisha refuzoi të më takonte!

20 Mars 2025, 15:37 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nuk isha as në listë të hapur as të mbyllur”,

Deputeti Dashnor Sula preferoi ta quante pauzë dhe jo tërheqje qëndrimin e tij ndaj Partisë Demokratike 2 javët e fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk e kishte projektuar fare në listat për deputet kur ai vendosi të largohej nga PD madje kishte refuzuar ta takonte kur ai i kishte kërkuar shpjegim.

Jemi në pauzë për shkak të kushteve dhe rrethanave të pabesueshme për mua dhe të paimagjinueshme për gjithë demokratët. Dëmi që i bëhet demokratëve të Elbasanit është shumë i madh se mendoj që jam një politikan që për shkak të gjithë indikatorëve kam një ndikim të rëndësishëm në politikën rajonale dhe kombëtare. Padrejtësia që mu bë mua do ndikojë shumë në këto zgjedhje. Kam qenë 0 i projektuar për të qenë as në listë mbyllur as në listë të hapur dhe këtë e provoj shumë lehtë, mjafton t’ju them se në harkun kohor të javës së fundit ku i kam kërkuar të takohem zotit Berisha, ka pasur një përgjigje 0 nga ana e tij”, tha Sula.

 

 

Po ndodh...