Iku nga bashkia Vlorë/ Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

3 Nëntor 2025, 17:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Iku nga bashkia Vlorë/ Ermal Dredha emërohet ambasador në

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha procedurave formale.

Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës në shtator, pas disa mosmarrëveshjeve me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë kohës në detyrë, Dredha ishte subjekt i kritikave të Ramës, si në takime private ashtu edhe në deklarata publike

Para dorëheqjes së tij, të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës dhanë dorëheqjen, sipas kërkesës së kryeministrit.

 

Po ndodh...

ide