Indrit Sefa: Njerëzit pranë Erion Veliajt, janë më shumë të interesuar për hakërimin e emaileve të prokurorëve të SPAK

Juristi Indrit Sefa i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, u shpreh se pas personave të kapur si të dyshuar për hakërimin e emaileve të 3 prokurorëve në SPAK, mund të jenë njerëz pranë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sefa tha se nga analiza e personave të thirrur për të dëshmuar në SPAK, të cojnë drejt emrit të Veliaj.
“SPAK në atë periudhë ishte në sulm të vazhdueshëm për të cënuar reputacionin e tij si strukturë dhe për të deligjitimuar atë në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Njerëzit që janë thirrur janë pranë grupit të Veliajt. 2 qytetarë periferikë nga Vlora që kanë zyrë në një nga kullat e Tiranës, këto hetime kanë ecur shumë nga SPAK.
Ata që janë të interesuar për hakërimin, Mund të jenë politikanë që po presin radhën në SPAK, ose grupe të rrezikshme. Është e vështirë të marrësh vesh se kush gjendet pas personave të kapur. Nuk më duket tentativë profesionale.
Qëllimi ka qenë të mësohet se kush do të arrestohet, kush ka dalë në përgjimet e SkyECC…”, tha Sefa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


