Ish-ministri Beqja kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
4 Nëntor 2024, 11:54 / POLITIKË
Ish-ministri Ilir Beqaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë me hetimet për dosjen “Saspac”.
Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga gjykata e posaçme.
Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Bashkimit Europian.
Kjo çështje, përveç Beqajt, la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn. Ndërsa për Elton Martin, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë, atë të “detyrimit për të paraqitur”.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
Nga Sidi Hasanaj
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
Ervis lljazaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128