Ishte i përjashtuar nga seancat plenare, Flamur Noka ka hyrë në mënyrë paligjshme në Kuvend

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka ka shkelur vendimin e Sekretariatit të Etikës, ku u përjashtua nga seancat plenare për 30 ditë, pas kërkesës së mazhorancës për kaosin e shkaktuar në Kuvend.
Sipas vendimit, Noka nuk duhet të ishte në seancën plenare të ditës së djeshme, por deputeti i Rithemelimit ka hyrë lirisht në Kuvend, duke shkelur vendimin.
I ftuar në emisionin "Top Story" në Top Channel, Grida Duma i është drejtuar Nokës duke e pyetur: Pse ke hyrë në Parlament?
Ndërkohë drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari shprehet: Ky denoncues kaq i madh i Edi Ramës, të lanë të hysh në Parlament, pse të lanë se je ti trim?
"Po, po, po, më lanë. Shqiptarëve s'ju kërcet se jam unë i dënuar", thotë Noka duke u mburrur se ka hyrë në seancën plenare të djeshme dhe pse ishte i përjashtuar.

-
Nga fjalimi i një revolucionari
5 Prill, 10:46 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



