‘Ka njerëz që janë vrarë’/ Ylli Pango tregon çfarë i ndodhi pas kamerës së fshehtë

Psikologu dhe pedagogu Ylli Pango tregoi përjetimet nga kamera e fshehtë disa vite më parë. Në një intervistë për emisionin Good Morining Albanians, në Euronews Albania, Pango e cilësoi ngjarjen një intrigë të cilën e ka hedhur pas krahëve plotësisht, duke vazhduar jetën.
Pango tregoi se 24 orëshin e parë pas publikimit të kamerës së fshehtë ishte ndjerë i tronditur, por siç tha e kishte marrë jetën e tij në dorë menjëherë duke mos lejuar në asnjë moment deprimimin që mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.
“Ishte komplet intrigë, është diçka që e kam flakur, e kam hedhur pas me përbuzje. 24 orëshin e parë kam qenë i trullosur, se nuk e konceptoja dot që kjo do bëhej ngjarje, ishte aq e sajuar, aq qesharake, në asnjë vend të botës s’mund të bëhej. Pas një dite jam ngritur në këmbë dhe kam filluar luftën, kam qenë unë paditësi. Unë këtë luftë e quaj të fituar se kam vazhduar të botoj libra, kam rikrijuar familje, kam bërë fëmijë tjetër, kam udhëtuar në gjithë botën dhe unë se njoh fjalën pension e lodhje se përqafova jetën dhe vazhdova fuqishëm të jetoj. Nuk pata asnjë moment deprimimi, ndërkohë që në ngjarje të tilla shumë njerëz janë vrarë, janë shkatërruar, kanë humbur nëpër botë, por nuk është faji tyre, nuk trajtohet njeriu kështu”, rrëfeu Pango.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128