Kandidati i ‘BF’ humbi garën, Veliaj zbulon nëse mori mesazh urimi nga Këlliçi

Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi tha se do të uronte Erion Veliajn nëse ai humbte, ky i fundit ka zbuluar detajet.
Në një komunikim për News24, Veliaj pasi fitoi bindshëm në Tiranë një tjetër mandat, tha se nuk kishte marrë ende një mesazh urimi nga Këlliçi, ndërsa shtoi se pret që të bashkëpunojë me të apo dhe kandidatët e tjerë që garuan për bashkinë e Tiranën.
“Mesazh nuk kam marrë. Kam marrë një mesazh që e keni marrë të gjithë; a jeni të mërzitur? Ju ka ardhur në majë të hundës. Por skam marrë mesazh tjetër, për Belinidin, Markon, Arlindin, i uroj gjithë të mirat. Mezi pres që të bashkëpunojë me ta, Jo që të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mira. Është reale mundësia për bashkëpunim. E shoh që të bashkëpunojë me njerëzit e Belindin dhe jo me ata të Ilir Metës. Mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti që ta çojë para Tiranën”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128