Kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, shtyhet seanca për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

GJKKO ka shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Shtyerja e seancës u bë për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.
Gjykata e Posaçme ka bashkuar çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kërkuar revokimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tyre.
Vendimi për bashkimin e dy kërkesave penale në një të vetme u mor u vlerësua çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

