“Koalicioni Euroatlantik 100% në mbështetje të SPAK”, Basha: 100 mln euro subvencione dhe 50 mln euro për infrastrukturë do bëjë që fermeri shqiptar të jetojë me dinjitet

31 Mars 2025, 20:11 / POLITIKË ALFA PRESS

“Koalicioni Euroatlantik 100% në mbështetje të SPAK”,
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në degën numër 15 në Tiranë, ku prezantoi kandidatin për deputet, Saimir Lika para strukturave.

Në daljen e tij, Basha përsëriti qëndrimin se Koalicioni Euroatlantik dhe kandidatët e saj janë 100% në krah të SPAK-ut për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ai më tej tha se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe këtë e ka treguar qeveria e Edi Ramës që shokët e i ka tek 313.

Basha më tej përsëriti pikat e programit për bujqësinë me 100 milionë euro në vit subvencione dhe 50 milionë euro në vit infrastrukturën bujqësore, do të bëjë që fermeri shqiptar të jetojë me krenari në vendin e vet.

Vetëm Koalicioni Euroatlamtik, vetëm kandidatët tanë janë 100% në krah të SPAK-ut, kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Pse? Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik. Kthehemi tek ajo që ju thash, po të mos ishte i këtyre përmaseve, në qoftë se shokët e Ramës një pjesë janë tek 313 tjerët janë rrugës, nuk do kishin vjedhur. 7.2 miliardë euro buxhet në vit, Shqipëria do kishte mundësi të bënte dyfishin e asaj që bën Kosova. Dhe me planin tonë, atë do bëjmë, 100 milionë euro në vit subvencione për fermerët, 50 milionë euro në vit infrastrukturë për fermerët. Çfarë sjell kjo? Kjo sjell që ju të keni të ardhura siç kanë fermerët në Kosovë, minimalisht 1 mijë euro për frymë. Më fal, po një familje me katër anëtarë të rritur, po të marri 4 mijë euro të ardhura në muaj nga puna e vet, mendon ta lërë punën, ta lërë tokën, ta lërë bagëtinë, me u largu? Sigurisht që jo. Jeton me krenari në vendin e vet. Se katër mijë euro në muaj në Shqipëri nuk janë të ardhura të pakta” – tha Basha.

“Koalicioni Euroatlantik 100% në mbështetje të SPAK”,

“Koalicioni Euroatlantik 100% në mbështetje të SPAK”,

 

Po ndodh...