KONTRATA për zgjedhjet/ "SHBA ka ikur nga Shqipëria", Poli Hoxha: Rama po i dërgon mesazh krimit dhe biznesit, të mos kenë frikë nga SPAK!

25 Shkurt 2025, 14:53 / POLITIKË ALFA PRESS

KONTRATA për zgjedhjet/ "SHBA ka ikur nga Shqipëria", Poli

Gazetari Poli Hoxha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pretendimi për një tërheqje të SHBA nga mbështetja për SPAK është thjesht një mashtrim elektoral.

Në analizën e tij, ai argumenton se ky mesazh synon të inkurajojë strukturat elektorale të bazuara në krimin e organizuar, zyrtarët e korruptuar dhe bizneset klienteliste, ndërsa realiteti është krejt i kundërt.

Sipas tij, proceset gjyqësore janë duke u përshpejtuar dhe kontrata mes politikës dhe botës së krimit është tashmë e zbardhur.

"Ramua sot ripërsëriti me kompetencë të plotë, se Amerika ka ikur nga Shqipëria dhe SPAK. Ky është mesazh inkurajues për shtabet e tij elektorale të përbërë nga krimi, zyrtarë të korruptuar dhe biznesmenë klient. Guxim i madh. Mirë që i mori në qafë duke i futur në rrugën e burgut që në 2013 dhe tani i ka lënë rrugëve, por me rastin e mbijetesës personale në 11 maj, po ju përshpejton procesin. Eh mor Ramo, KONTRATA e politikës, (Majtas dhe djathtas), me krimin dhe biznesin klientelist është zbardhur. Mos i groposni edhe më shumë me mashtrime, se jo vetëm që nuk ka tërheqje por ka "urdhër" për përshpejtimin e gjithë dosjeve në SPAK që deri tani janë trajtuar me "kujdes" që klasa politike e zhytur deri në grykë, të mos bëj gam-gam nëpër mediet që janë pjesë e të tërës", ka shkruar Hoxha.

Po ndodh...

ide