Kosova anëtare e KiE, Basha: Një vendim i rëndësishëm, mirënjohje aleatëve të shqiptarëve
27 Mars 2024, 16:46 / POLITIKË

Menjëherë pas miratimit të propozimit për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha shprehet se ky është një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mesazhi i kryetarit të PD:
U kry!
Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.
Urime Kosovë




Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


