Kryebashkiaku i Kavajës 'tradhëton' Berishën, i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në Shkodër

Kryebashkiaku i Kavajës i dalë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë', Fisnik Qosja, i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sot duhen lënë pas ndasitë politike.
Qosja deklaroi se ministrat, zv ministrat dhe kryebashkiakët e pranishëm në Shkodër i bashkon interesi qytetar. Ai shtoi se bashkitë në vend janë në gjendje jo të mirë financiare dhe në këtë mbledhje u fol pikërisht për këtë fakt, sesi mund të përmirësohet situata.
“Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi 6. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim.
Gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike. Por, besoj se duke bashkëpunuar, të gjithë bashkë do ia dalim”, u shpreh Qosja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


