Kryemadhi: Raporti bashkëshortor me Metën është i ngrirë, ndërhynë persona të tjerë

18 Prill 2024, 22:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryemadhi: Raporti bashkëshortor me Metën është i
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se edhe raporti bashkëshortor i saj, me Ilir Metën është i ngrirë, për shkak të konfliktit politik.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se në raportin e tyre kanë ndërhyrë persona të tjerë, që mendojnë se duke prishur raportin familjar, do të bëjnë karrierë politike.

Raporti im bashkëshortor me Ilir Metën për momentin është i ngrirë. Brenda familjes sonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz që mendojnë se duke prishur raportin familjar do të bëjnë karrierë politike Nuk është hera e parë që ne kemi këto konflikte. Konfliktet tona nuk janë morale, por duke qenë se jemi në politikë kemi këto probleme. Sigurisht që konfliktet politike ndikojnë edhe në jetën bashkëshortore. Mëndjelehtësia më e madhe si tek burrat dhe te gratë është se lumturinë e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar familjen e tjetrit.” – tha Kryemadhi.

 

Po ndodh...

ide