Kryeministri Edi Rama ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës

9 Maj 2023, 14:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës

Kryeministri Edi Rama ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës. Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar një tabelë në të cilën shkruhet: “Evropa është këtu. Shqipëria është Evropë”. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi  një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

 

Po ndodh...

ide