Rama për Berishën: Mos e votoni gërdallën 80 vjeçare, e ndihmoni të rrijë në shtëpi

"… Nëse kanë pak mëshirë për atë gërdallë 80 vjeçare që vjen vërdallë sikur të ishte i marri i fshatit, s’do e votonin kurrë që ta ndihmonin të rrinte në shtëpi" Kështu është shprehur nga Berati Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mitingut përmbyllës elektoral.
Rama tha se "kjo është fushata e parë në kujtesën time ku ne nuk flasim, por me sa kam mundur të dëgjoj, askush nuk flet më për të sjellë ujë të pijshëm sepse ne e kemi bërë realitet edhe këtu ujin e pijshëm 24 orë në pjesën më të madhe e natyrisht, ujin e pijshëm 24 orë në të gjitha qytetet e qarkut të Beratit".
Ai pranoi se "e di shumë mirë që ka akoma pika të caktuara në bashkinë Berat, por dhe në bashkitë e tjera që kanë nevojë për të çuar ujë 24 orë, por puna më e madhe është bërë dhe tani është vetëm çështje kohe për ta përmbyllur të gjithë skemën".
Në vijim Rama shpalosi planet e qeverisë së tij për vitet në vazhdim:
"Duam që Shqipërinë e 2030 ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm. Ta bëjmë sovrane në energji dhe eksportuese neto të energjisë. Ta bëjmë eksportuesen më të madhe të prodhimeve bujqësore. Ta bëjmë vendim me nivelim më të lartë të dixhitalizimit dhe teknologjisë dhe ta bëjmë një vend ku jo më, më shumë duan të ikin se sa të kthehen, por më shumë të duan të kthehen se sa të ikin".
Në fjalimin e gjatë për beratasit, Rama u ndal dhe tek opozita. Si zakonisht ai atakoi ish homologun e tij Sali Berisha, ndonëse nuk e përmend me emër prej kohësh.
Ai tha se ka marrë mesazhe të qarta nga ndërkombëtarët se “ne ju mbështesim, ne ju duam me vete, ne do t’ju ngremë më lartë, por mes jush është dikush me emër dhe me mbiemër që për ne është i padëshirueshëm”.
"Kjo do të thotë, – vazhdoi Rama, – që me atë dikushin e padëshirueshëm duhet të merret populli shqiptar, duhet të merren shqiptarët në radhë të parë sepse tanimë ai është faqja e zezë e Shqipërisë në sytë e gjithë botës dhe shqiptarët duhet që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të jenë shumë të vetëdijshëm se patriotike nuk është të shkosh pas Berihait në emër të së majtës dhe të së djathtës.
Tani anglo amerikanët iu thonë nipërve të tyre “na hiqni sysh këtë faqen e zezë”. Dhe nipërit e tyre iu thonë anglo amerikanëve “jo”. Si jo, jo çfarë? Le një herë që nëse kanë pak mëshirë për atë gërdallë 80 vjeçare që vjen vërdallë sikur të ishte i marri i fshatit, s’do e votonin kurrë që ta ndihmonin të rrinte në shtëpi", tha Rama.
Këtu ai bëri dhe një rrëfim: "Unë ju them atyre të shtëpisë time “Po patë shenjën më të vogël që unë fillova, mos më lini më të dal nga shtëpia” sepse në atë moment njeriu vetë nuk e kupton se çfarë turpi është për familjen e vet, se çfarë turpi është për njerëzit që deri dje e kanë besuar dhe e kanë votuar".
Për Ramën, "patriotike është që atë faqe të zezë ta heqësh nga çdo pasqyrë ku reflekton Shqipëria dhe në 14 maj, faqja e zezë ka sjellë kandidatë në çdo bashki".
Këtu ai sulmoi ashpër edhe kandidatët e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha: "Ata janë kandidatët e faqes së zezë të Shqipërisë dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë janë ata personalisht. Disa i di se çfarë janë dhe më keq s’ke ku gjen, ca të tjerë as nuk i di fare dhe as më intereson.
Për shembull në Berat as nuk e di kush është, as nuk kam pyetur kush është, as nuk më intereson fare, por më mjafton fakti që këta njerëz kanë pranuar që të përfaqësojnë faqen e zezë, të kërkojnë vota për faqen e zezë dhe të premtojnë në emër të faqes së zezë për të kuptuar që këta njerëz nuk janë të vetëdijshëm fare se kanë turpëruar veten, kanë turpëruar emrin e familjes së tyre…".
Kryeministri në vijim u ndal tek votuesit e opozitës duke u kërkuar që të mos votojnë për Berishën dhe koalicionin e tij:
"Po kthehem tek kjo, në emër të kujt këta njerëz, flas për njerëzit normalë, flas për votuesit demokratë po i quaj edhe pse demokrat jam vetë më shumë se ata, por demokratë po i quajmë. Njerëz që punojnë, njerëz që hapin dyert e dyqaneve bashkë më të tjerët, njerëz që çojnë fëmijët në shkollë, njerëz që realisht duan të mirën e vendit.
Në emër të kujt këta mendojnë sot të votojnë për kandidatët e faqes së zezë? Në emër të kujt? Nuk duan të më shohin mua me sy? Kjo është gjëja më e thjeshtë në botë. Nuk janë të detyruar fare. Mjafton të ndryshojnë stacionin kur dal unë në televizor dhe nuk më shikojnë, është shumë e thjeshtë.
Nuk duan fare të dëgjojnë për Partinë Socialiste? S’ka problem fare, unë nuk po ju them atyre hajdeni në Partinë Socialiste. As nuk po i them atyre votoni për PS. S’ka asnjë problem, ne nuk duam, larg qoftë, që të bëhet gjithë Shqipëria me një parti.
Unë po ju them atyre një gjë tjetër, në emër të kujt ju do shkoni të votoni ose po mendoni të shkoni të votoni kandidatët e faqes së zezë? Në emër të së kaluarës, të stërgjyshërve, të gjyshërve të persekutuar, të vrarë, të pushkatuar, të varur, të syrgjynosur?
E pra po ju them që asnjeri nga ata gjallë në botë po të ishte i gjallë nuk do ju thoshte shkoni votoni “bashkë fitojmë me SaLike Floririn”. Kurrë, kurrë!"- tha Kryeministri.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


