Kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros? Ja si përgjigjet ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ligji për qeverisjen vendore e përcakton qartë se kush e drejton bashkinë në rast kur krijohet vakanca, duke iu referuar këtu rastit të bashkisë Himarë.
“Ligji e përcakton qartë rastet e vakancës, qoftë vakanca nga dorëheqja apo në formë tjetër. Nga ky moment brenda 48 orësh institucioni i prefektit njofton organet e tjera të qeverisjes vendore. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë.”
Pyetje: Ekziston vullnet nga PS që bashkinë të drejtojë përkohësisht një këshilltar i koalicionit ‘bashkë fitojmë’ dhe jo një socialist?
Balla: Unë jam ministri i Brendshëm dhe nuk më takon të bëj deklaratë politike, lidhur me vendimmarrjen e këshillit bashkiak të bashkisë Himarë. Ju e dini si veprohet kur krijohet vakanca, këshilli bashkiak komandon një kryetar për të kryer detyrën përkohësisht. Do të ishte e pavend që unë të jepja qofte edhe komente për këtë vendimmarrje që i takon këshillit të bashkisë Himare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


