“Ky në foto është, kryetari i koalicionit”, përfaqësuesi i PD i kërkon llogari Celibashit se pse ka fshehur Metën

Në fletët e votimit të cilat miratoi së fundmi KQZ ran ë sy se vetëm koalicioni i udhëhequr nga Ilir Metaj dhe Sali Berisha nuk kishte emër të kryetarit përbri. Pikërisht miratimi i kësaj flete votimi të çuditshe për Këshillat Bashkiakë ka qenë në qendër të debatit në KQZ këtë të shtunë.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Ai i kujtoi se Celibashi po shkel ligjin me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë.
Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.
“Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e KQZ-së që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit? Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisionieri sigurish që ka praktika të tjera”, shtoi Sefa.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor I Partisë së Lirisë, Kaziaj, ngriti alibinë se ekzistenca ose e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i Metës. Por as aid he as Celibashi nuk shpjeguan dotë se përse përdoren këto dy standarte në fletën e votimit duke shkelur hapur rreggullat dhe ligjin.
Për herë të parë në Shqipëri, KQZ ka miratuar një fletë votimi ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet. Dyshimet janë se kjo është bërë me ndërhyrjen e Berishës, për të mos kompleksuar demokratët që të votojnë për Ilir Metën.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



