Lapaj humb ndjenjat para Kryeministrisë, pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë

Edhe këtë të shtunë Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij që janë pozicionuar para Kryeministrisë prej të hënës së 8 tetorit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë përplasur me forcat e policisë.
Ka qenë një gjenerator i vendosur nga Lapaj për të prodhuar energji elektrike me qëllim ndezjen e ngrohëseve, shkaku që Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake zbarkuan para godinës qeveritare. Këta të fundit pretendojnë se me anë të gjeneratorit, i cili ishte dhe i ndezur, është zaptuar hapësira publike.
U desh që Lapaj të mos ndihej mirë dhe të humbte ndjenjat që konfrontimi fizik mes protestuesve dhe policisë të shuhej.
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” paraqiti dokumentacionin, që sipas tij, është depozituar pranë Policisë së Shtetit dhe Bashkisë, për protestat e përditshme dhe lidhjen e nevojshme me energjinë elektrike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





