Lautaro alarmon Interin, ikën nga Argjentina dhe kthehet në Itali pas dëmtimit

20 Mars 2025, 22:18 / SPORT ALFA PRESS

Lautaro alarmon Interin, ikën nga Argjentina dhe kthehet në Itali pas

Lautaro Martinez nuk do të luajë me Argjentinën në dy ndeshjet e marsit kundër Brazilit dhe Uruguait. Këtë e ka njoftuar vetë kombëtarja argjentinase përmes një njoftimi të publikuar në kanalet zyrtare duke konfirmuar se kapiteni i Interit për më tepër do të kthehet në Milano.

NJOFTIMI- “Sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë në kombëtare për takimet e marsit për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë”. Toro do të kthehet në Milano më herët, dhe gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë për të kuptuar shkallën e problemit e gjithashtu duke marrë parasysh angazhimet e ardhshme të skuadrës së Inzagit në fund të këtij muaji dhe në fillim të prillit.

Një lajm aspak i bukur për Simone Inzagin që tashmë është në pritje të një lajmi të mirë duke parë se veç Lautaro Martinezit, nga Kombëtarja është larguar edhe Markus Turam, gjithashtu për shkak të një dhimbjeje që ndjente. Tek Interi po shpresojnë që sulmuesit të mos humbasin ndeshjet e radhës.

 

Po ndodh...