Ligjet e bllokuara në Kuvend, Spiropali zbulon se si mazhoranca do bëjë 84 vota

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit, nuk ka nevojë për adoleshentizëm politik.
Ajo foli dhe për nismat që kërkojnë 84 vota në Kuvend, dhe kontaktet që ka mazhoranca me opozitën në Kuvend, duke shtuar se asnjë proces nuk do të mbetet peng.
“Ne ulemi në një tryezë të përbashkët që është konferenca e kryetarëve, ku janë krerët e grupeve dhe të opozitës. Në parlament ka dhe forume ku shërbejmë. Kemi paqartësi për grupet e tyre dhe ata kanë një konflikt për kryesimin e grupit. Është e qartë që ngërci në kuvend është artificial dhe reflekton ku gjendet opozita.
Asnjë proces nuk do ngelet peng. Nuk duhet të jemi më në pubertet të proceseve politike. Shqipëria është në një moment që ka nevojë për pjekuri. Ata që besojnë se rebelizmi shprehet mes bojkotit, që e vërteta qëndron te ulërima. Nuk është mjet politik të ngresh karrige”, tha Spiropali për A2 CNN.
Cilat janë ligjet e bllokuara në Kuvend që kërkojnë 84 vota?
Parlamenti nuk mundi të votojë në sesionin e kaluar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota.
Amnistia penale, zgjedhja e avokatit të popullit, reforma zgjedhore dhe pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë mbetur në sirtarët e kuvendit dhe presin kartonët jeshil të deputetëve për tu miratuar.
Sesioni i ri parlamentar pritet të sjell me vete edhe projektligje të pa miratuara për shkak të mungesës së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.
Amnistia penale për të dënuarit pret dritën jeshile në parlament për të liruar nga burgu rreth 600 të dënuarit për vepra të lehta penale.
Prej majit të 2022-it Erinda Ballancës i ka përfunduar mandati në krye të Avokatit të Popullit, por ngërçi i krijuar mes palëve politik ka bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të saj.
Drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka mbetur ende në sirtarët e Kuvendit dhe pret bashkëpunimin e palëve.
Reforma Zgjedhore gjithashtu është një tjetër cështje që kërkon shumicë të cilësuar të votave për të korrigjuar rregullat e votimit.
Parlamenti ngriti një grup pune për korrigjimin e ligjeve të reformës në drejtësi, ligje të cilat ende nuk janë sjellë për votim por kërkojnë gjithashtu 84 vota.
Të hënën e 15 janarit, rifilloi jeta parlamentare mes kaosit në Kuvend ku socialistët dhe demokratët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të miratuar ligjet me shumicë të cilësuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


