Lulzim Basha përkujton Azem Hajdarin: U vra pabesisht një simbol i demokracisë

Lulzim Basha ka kujtuar Azem Hajdarin, në 24-vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Basha e cilëson mes të tjerash vrasjen e Hajdarit si vrasjen e pabesë të simbolit të demokracisë.
Basha shprehet se ai do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari jo vetëm nga demokratët, por nga gjithë shqiptarët.
Reagimi i Bashës:
12 shtatori i 24 viteve më parë është gdhendur në kujtesën e çdo shqiptari e në veçanti të çdo demokrati, si dita kur u vra pabesisht një simbol i demokracisë. Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore, mishëroi me veprën e tij vullnetin e një populli të tërë për t’u përballur me diktaturën komuniste dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë, të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare, që përmes angazhimit vetmohues e kthen politikën në një mjet në shërbim të së mirës, që nuk i tutet as dhunës, as krimit dhe as korrupsionit.
Ndaj emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
I paharruar kujtimi i tij!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
