Prapaskenat e Ilir Metës/ Çfarë po “gatuan” kreu i PL? Sulmon amerikanët për “non gratën” e Berishës, i mbyll Bardhit derën

Ish-presidenti këto ditë duket sikur ka dalë nga vetja, pasi vrapon maleve dhe hipën mbi paralele për të dhënë mesazhe. Teksa sot i ka dërguar sinjal pajtimi Berishës...
Pasi “mori malet” në fundjavë, Ilir Meta është kthyer sot në Tiranë, duke filluar me sulmet dhe akuzat.
Për muaj të tërë Meta ishte tërhequr, duke qëndruar në hije. Por tani që janë shtuar zërat se SPAK po mbyll dosjen e aferës CEZ-DIA, Meta është bërë sërish protagonist. Ai sot pati një bashkëbisedim me gazetarët dhe i doli në krah Berishës, duke sulmuar amerikanët për shpalljen “non grata”.
“Unë mbështetjen për Berishën e kam shprehur me kohë, edhe e shpreh gjithmonë, kjo nuk ka të bëjë me paraqitjet fizike atje. E kam shprehur që në momentin kur është shpallur në mënyrë të padrejtë non grata.
Merrni lexoni statusin e Ilir Metës, edhe pse kam patur një kohë të gjatë që s’kam pasur asnjë komunikim me të dhe e pse e kam paralajmëruar prej kohësh që në shkurt të atij viti që do të shpallej non grata, mbas zgjedhjeve dhe një nga arsyet pse do të shpallej non grata ishte pikërisht sepse Basha e kishte pranuar këtë fakt, sepse ishte peng për hallet e veta që kishte.
E përshëndes Berishën për denoncimin e vazhdueshëm që i bën mafies, kapjes së shtetit dhe nga ai ballkon, i cili jo vetëm që nuk e ka izoluar por e ka ngritur në një lartësi për ta dëgjuar më mirë të gjithë”, tha Ilir Meta.
Nga ana tjetër ai duket se dha sinjale se nuk i pëlqen shumë bashkëpunimi me Gazment Bardhin. I pyetur nëse do ketë takime e biseda me të, Meta i bëri të qartë kufijtë e tij. Praktikisht duke i mbyllur derën kreut të grupit të PD.
“Bashkëpunimi politik nuk është çështje selish e vualsh, por principesh, integriteti por edhe çështje e cila ka të bëjë me sinqeritetin me ballafaqimin me këtë regjim mafioz e kriminal, ka marrë edhe kosto për këtë çështje.
Janë kosto të cilat duhen marrë në beteja me mafien, që nuk janë të thjeshta, por çdo kosto ia vlen kur luftohet për kauza të drejta”, tha ai.
Pyetja që ngrihet është: Çfarë loje po luan Meta? Ish-presidenti këto ditë duket sikur ka dalë nga vetja, pasi vrapon maleve dhe hipën mbi paralele për të dhënë mesazhe. Teksa sot i ka dërguar sinjal pajtimi Berishës. Mos vallë po afrojnë prangat e SPAK?
-
-
-
Alimehmeti: Një në 5 shqiptarë vdes pa ditur shkakun!
25 Mars, 18:02
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


