Riorganizimi i PD, Basha: Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit

Kreytari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me përmbylljen e procesit të riorganizimit të PD.
Basha ka uruar anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore.
Reagimi i plotë
Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh PD-në në të gjithë Shqipërinë që përfundon procesin e riorganizimit pas dy viteve të vështira, të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificave të njerëzve, derdhën dhe mbinë frymën e përçarjes dhe gjuhën e urrejtjes, nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore, Besnik Babasi – Fushë-Krujë dhe Blerim Kuqja – Belsh!
Falë qëndresës, karakterit dhe fuqisë së vizionit të demokratëve, Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit.









Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



