Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën
Në seancën paraprake të dosjes “Partizani” që po vijon me dyer të mbyllura, avokati i Sali Berishës kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka.
Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.
Në seancën e sotme, pritet që gjyqtarja Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.
Më herët në SPAK u paraqit dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën ‘Partizani’, ku hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit që sipas tij po amnistojnë krimet zgjedhore.
Për aferën “Partizani” Sali Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
