"McGonigal është paguar nga Inceneratorët"/ Rama në panik nxjerr Spiropalin të sulmojë Bashën dhe guxon të keqpërdorë Blinken

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje të jashtëzakonshme këtë të shtunë, foli fortë për dënimin e McGonigal në SHBA, edhe për çështjen e korruptimit dhe përdorjes së tij nga Edi Rama për të goditur atë vetë si kryetar i opzitës, por edhe PD-në. Madje Basha tregoi se skandali
McGonigal është edhe më i madh nga sa dimë deri më tani, pasi disponohen fakte dhe emra se ish-shefi i FBI përveç parave, (222 mijë dollarë), që ka marrë nëpërmjet Agron Nezës është paguar edhe nga Inceneratorët.
Kreu i PD tha gjithashtu, se kjo dosje e re kriminale do të dorëzohet në SPAK së bashku me një padi penale për vetë Edi Ramën.
Por duket se këto denoncime shpërthyese, kanë shkaktuar trazime dhe panik tek kryeministri dhe Rilindja.
Ndaj ministria për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, nëpërmjet një shënimi në FB sulmon Bashën me zhargonin e zakonshëm tashmë bajat, (U zgjua nga gjumi), por nuk thotë asnjë fjalë për vendimin e gjykatës amerikane dhe denoncimin e ri të Bashës se miku i Ramës, McGonigal, qenka paguar edhe nga milionat e grabitura me aferën gjigante të Inceneratorëve.
Halli i shpërthimit të një superskandali të tillë duket se qenka aq i madh, sa që Spiropali ka guxuar që të përdorë si mbulesë dhe alibi vetë vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Replika e Elisa Spiropalit në FB:
Lulëzimin e paska zgjuar nga gjumi ëndrra e Saliut se “bomba McGonigal” në Amerikë do hidhte në erë “regjimin monist” të Edi Ramës në Tiranë!
Por halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja! Kështu, teksa Saliu u mbajt fort të mos binte nga ballkoni, kur “regjimi monist” i Tiranës në vend të bombës imagjinare mikpriti vetë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Lulëzimi u ngrit nga krevati për të thënë se gjykata amerikane e paskësh dënuar sipas tij Mc Gonigalin, duke e fajësuar se ka dashur të nxijë për llogari të Edi Ramës faqen e bardhë të bukuranit Lul!
Jo Lulëzim jo, asnjë lidhje s’kanë si zakonisht me realitetin ato që thua nga maja e krevatit në realitetin paralel ku ti vegjeton! Paratë ruse me të cilat financove çadrën e lirisë dhe e damkose PD-në në raportet serioze amerikane ishin para ruse, janë para ruse dhe do të mbeten para ruse!
S’ka ëndërr që të shpëton nga hija e atij pazari të pisët në dëm të Shqipërisë dhe s’ka shqiptar që të beson më kur zgjohesh nga gjumi.
Prandaj kthehu në anën tjetër e vazhdo fli dhe rrofsh që kur zgjohesh na bën për të qeshur, edhe pse demokratët i bën për të qarë kur u kujton se sa gjatë i mbajte peng në realitetin tënd paralel.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



