Afera McGonigal kundër Bashës/ PD i përgjigjet Elisës: Bota e doganave përdor Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës!

Në një reagim për shtyp, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, shprehet se “është e turpshme, skandaloze, të keqpërdorësh mikun dhe aleatin strategjik të Shqipërisë për aferën korruptive të Edi Ramës”.
Më tej deputetja e PD shkruan: “Përrallat me para ruse nxorën kokën e Edi Ramës që sot në të gjithë botën tregohet me gisht si njeriu që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI për të sulmuar opozitën dhe kryetarin e PD”.
Më poshtë reagimi i plotë i Orjola Pampurit:
Elisa në botën e doganave paska përdorur sot Sekretarin Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal kundër Lulzim Bashës.
E turpshme, skandaloze të keqpërdorësh mikun dhe aleatin strategjik të Shqipërisë për aferën korruptive të Edi Ramës.
Elisa, mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja siç e përdorët Shtëpinë e Bardhë kur i çuat Sajmir Tahirin, kokën e trafikut të drogës në Shqipëri. Përrallat me para ruse nxorën kokën e Edi Ramës që sot në të gjithë botën tregohet me gisht si njeriu që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI për të sulmuar opozitën dhe kryetarin e PD. Paratë ruse përfunduan në xhepat e McGonigal, Elisë, së bashku me paratë e korrupsionit të Edi Ramës.
E turpshme dhe e papranueshme të fshihesh pas sekretarit të shtetit!
Çfarë ka shkruar Spiropali për këtë çështje:
Lulëzimin e paska zgjuar nga gjumi ëndrra e Saliut se “bomba McGonigal” në Amerikë do hidhte në erë “regjimin monist” të Edi Ramës në Tiranë!
Por halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja! Kështu, teksa Saliu u mbajt fort të mos binte nga ballkoni, kur “regjimi monist” i Tiranës në vend të bombës imagjinare mikpriti vetë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Lulëzimi u ngrit nga krevati për të thënë se gjykata amerikane e paskësh dënuar sipas tij Mc Gonigalin, duke e fajësuar se ka dashur të nxijë për llogari të Edi Ramës faqen e bardhë të bukuranit Lul!
Jo Lulëzim jo, asnjë lidhje s’kanë si zakonisht me realitetin ato që thua nga maja e krevatit në realitetin paralel ku ti vegjeton! Paratë ruse me të cilat financove çadrën e lirisë dhe e damkose PD-në në raportet serioze amerikane ishin para ruse, janë para ruse dhe do të mbeten para ruse!
S’ka ëndërr që të shpëton nga hija e atij pazari të pisët në dëm të Shqipërisë dhe s’ka shqiptar që të beson më kur zgjohesh nga gjumi.
Prandaj kthehu në anën tjetër e vazhdo fli dhe rrofsh që kur zgjohesh na bën për të qeshur, edhe pse demokratët i bën për të qarë kur u kujton se sa gjatë i mbajte peng në realitetin tënd paralel.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


