McGonigal/ Grupi i Berishës prish seancën, reagon Tabaku: Nuk ka shërbim më të mirë ndaj mazhorancës!

Ka nisur me debate të forta interpelanca me kryeministrin Rama për skandalin “McGonigal”. Por që në nisje të seancës, edhe pse kryeministri e ka shmangur ballafaqimin, krahu i PD-së së Rithemelimit me në krye Luçiano Boçin ka bllokuar foltoren duke këmbëngulur që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mos ketë interpelancë siç ka kërkuar Partia Demokratike Zyrtare, por debat siç edhe ka kërkuar grupi i tyre.
Pikërisht për këtë kakofoni që po shmang thelbin e çështjes dhe skandali “Rama-McGoniga”, ka reaguar edhe deputetja Jorida Tabaku.
Si[as saj nuk ka shërbim më të madh që mund ti bëhet Edi Ramës dhe mazhorancës se sa ky për prishjen e seancës dhe mos lejimin që të flitet për thelbin e skandalit dhe përfshirjen e qevrisë në atë.
“Nuk ka shërbim më të mirë që mund t'i bëhet sot mazhorancës përveçse mos të lejohet të flitet, debatohet e diskutohet për aferën e FBI dhe përfshirjes së qeverisë shqiptare. Sajesat për historinë e rublave në kurriz të PD dhe lidhjen me oligarkun rus. Shqiptarët presin transparencë dhe jo heshtje bashkëfajtore!”, shkruan Tabaku në faqen e saj në FB.
-
"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
2 Shkurt, 10:52 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



