"McGonigal"/ Opozita dorëzon kërkesën për komision hetimor. Boçi: Rama do vijë si ‘çeço’ dhe do përgjigjet

3 Shkurt 2023, 11:18 / POLITIKË ALFA PRESS

"McGonigal"/ Opozita dorëzon kërkesën për komision

Opozita ka dorëzuar sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e "McGonigal". Kërkesa e firmosur dje nga 45 deputetë u dorëzua në kuvend nga deputetët Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi.

nënkryetari i PD-së, Boçi tha se Rama s’do shpëtojë kësaj radhe dhe do përgjigjet para komisionit.

Në këtë komision hetimor, është paralajmëruar të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal.

Kemi firmosur 45 deputetë për të ngritur komisionin hetimor që të nxjerrim Ramën nga vrima e kamares. Jo vetëm komisioni do e nxjerr nga kamaria, por dhe protesta e 11 shkurtit. Rregullorja e përcakton qartë se kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrim që të ngrihet. Rama ka harxhuar taksat e shqiptarëve. S’do shpëtojë kësaj radhe. Ai do vijë në Komision Hetimor si ‘çeço’ dhe do përgjigjet. Ky komision do marrë detajet dhe do kërkojë të gjitha takimet e Ramës dhe skandalin e tij për të korruptuar institucionet e qeverisë amerikane, me qëllim goditjen e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, dhe opozitës. Gjithçka do kthehet në bumerang”, tha Boçi.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128