Më 11 Maj shqiptarët zgjedhin qeverinë e re, Celibashi: Rezultati, pa u mbyllur e marta

Mëngjesin e së dielës së 11 Majit qytetarët shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për të formuar kështu qeverinë e re, e cila do të jetë në pushtet për një mandat 4-vjeçar.
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë që shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur në disa prej tyre.
Duke u përqendruar pikërisht tek zgjedhjet e 11 Majit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi për publikun se si do të zhvillohet procesi i votimit. Në studio ai soli gjithashtu dhe një shembull të fletës së votimit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Celibashi tregoi se kur mund të jetë gati rezultati për partitë politike dhe kandidatët e listave të hapura.
Blendi Fevziu: Kur mendoni ju zoti Celibashi që ne do të kemi një rezultat të zgjedhjeve?
Ilirjan Celibashi: Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur.Blendi Fevziu:
Duke u mbyllur dita e martë, që i bie rreth 48 orë pas mbylljes së momentit të votimit.
Ilirjan Celibashi: Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.
Blendi Fevziu: Ku do ketë votim elektronik?
Ilirjan Celibashi: Do ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt.Blendi Fevziu:
Ngelët vetëm në Vorë edhe herës që kaloi në Vorë, pse nuk e bëni në të gjithë Tiranë dhe të hiqni gjithë sikletin.
Ilirjan Celibashi: E kemi diskutuar me partitë politike dhe akoma nuk ka një besim, ka hezitim.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


