Me firmë të Lindita Nikollës dhe me porosi të Ramës, Bardhi dhe Gjekmarkaj udhëtojnë në Gjermani për të sulmuar SPAK-un dhe GJKKO-në

Agron Gjekmarkaj që e mban postin e nënkryetarit të Kuvendit nga PD zyrtare dhe është bërë zëvendës i Sali Berishës te Rithemelimi dhe Gazment Bardhi, që është nënkryetar i “Non Gratës” dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, kanë udhëtuar drejt Gjermanisë me firmë të Edi Ramës dhe biletë të paguar nga Kuvendi që drejtohet nga Lindita Nikolla, ku kanë zhvilluar disa takime me pjesëtarë të Bundestagut gjerman.
Ashtu siç u shpreh vetë Gjekmarkaj në një intervistë televizive, në qendër të bisedave të tyre ka qenë çështja e Berishës, se si lideri i opozitës mbahet në arrest pa të drejtë nga drejtësia e re me porosi të Edi Ramës.
“E klasifikojmë me këtë rast liderin e opozitës si të burgosur politikë”, u shpreh dje Gjekmarkaj. Në fakt, ky takim i tyre me pjesëtarë të Bundestagut gjerman dhe sulmi që i kanë bërë drejtësisë në lidhje me çështjen Berisha, është shërbimi më i madh i bërë ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, e cila ka të gjithë të drejtën për të thënë të njëjtën gjë edhe për pjesëtarët e saj që kanë përfunduar në dyert e drejtësisë, duke përfshirë ditën e djeshme Belinda Ballukun dhe pak ditë më parë Erjon Veliajn.
Faza e parë e bashkëpunimit me qeverinë ishte votimi i amnistisë për të liruar të gjithë të korruptuarit e hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO-ja, ndërsa ky delegjitimim i SPAK dhe GJKKO është një hap i dytë, i cili do të pasohet nga komisionit i përbashkët mes PS-së dhe Rithemelimit për ta vënë nën presion dhe për të tentuar kontrollimin e drejtësisë së re.
Është e qartë se sado ta sulmojnë SPAK-un dhe GJKKO-në, ata e dinë që SHBA dhe BE është e vendosur për të vijuar luftën kundër pandëshkueshmërisë në vendin tonë, mirëpo si të gjithë të dëshpëruarit, edhe Gjekmarkaj me Bardhin bëjnë përpjekjet e tyre më shumë për t’iu futur në zemër Berishës se sa për arsye të tjera se e dinë që mund të përfitojnë diçka nga e gjithë kjo.
Politikanë të tillë pa shtyllë kurrizore dhe pa parime, janë shembulli më i keq që mund t’i jepet qytetarëve shqiptarë dhe janë arsyeja kryesore se pse ky model i opozitës nuk bëhet i besueshëm në sytë e shqiptarëve.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

