
Më i votuari, jashtë Kuvendit, Alimehmeti: Fakti që urimi i SHBA-së po vonon flet vetë për zgjedhjet që u zhvilluan

Edhe pse mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, sërish mbeti jashtë parlamentit.
Këtë “dështim” mjeku dhe kandidati demokrat në zgjedhjet e 11 majit Ilir Alimehmeti në një intervistë në “Ora News” ia faturoi përgjegjësinë mazhorancës.
“Mandati është personal, vizioni është global, për të gjithë. Në duhet të kuptojmë diçka: Shqipëria jonë po shuhet. Ne mund të merremi me këto gjërat e vogla por duhet të kuptojmë të madhen.
Ne na ka ikur rinia, na ka rënë lindshmëria, dhe na është shtuar pleqëria. Kjo tregon që ne po shuhemi dhe nuk po ripërtërihemi dot. Pse ndodh kjo? Për shkak të atyre politikave që kemi marrë ose jo.
Për shkak se ne bëjmë se ne bëjmë këto lloj zgjedhjesh, dhe më vjen shumë keq që në 2025-ën ne vazhdojmë të kemi zgjedhje që OSBE/ODIHR-i thotë se janë zgjedhje të pa barabarta dhe ku ata flasin shumë qartë për përdorimin e administratës, përdorimi i parasë dhe grupeve kriminale, flaj a e gjobave para zgjedhjeve e kështu me radhë, dhe ne i kemi dëshmuar.
Këta janë diplomatë të nivelit të lartë dhe kur përdorin fjalën e përdorin me shumë saktësi dhe këtë radhë ata thotë qartë jo më “janë raportuar”, por “ne kemi dëshmuar”. E çfarë do të thotë kjo?
Ose ata kanë qenë prezent, ose kanë prova të forta. Dhe nëse e komplementojmë këtë me faktin se ne kemi një vonesë të një mesazhi urimi nga Dapartamenti i Shtetit Amerikan për Shqipërinë, që zakonisht këto janë urime rutinë në një shtet partner, i çohet një mesazh urimi, këtu ka një vonesë. Unë nuk po them se nuk do të vijë ky mesazh, por fakti është se ka vonuar të vijë.
Dhe vonesa vetë flet, është një mesazh në vetvete. Pra, është një mesazh shurdhues në këtë lloj momenti.
Pse? Sepse nëse ne nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme, nuk është më çështje a do ta marr unë apo jo mandatin, por është çështja e a do ta çojmë rrokupujë këtë vend apo jo?! ky ëhstë realiteti. Kemi Shqipërinë që është gjithmonë e në ikje dhe fakt është se ne po na marrin pjesë gjithmonë e më pak njerëz në zgjedhje.
Dhe në fakt kemi edhe vetë kryeministrin që bën thirrje mos dilni e mos votoni. Dhe këtë e kemi parë për 50 vite ku shko e voto çafrë të duash atje, tjetërkush ta detyronte.
Pra, nëse nuk ke një mekanizëm për zgjedhje të lira e të ndershme nuk ke rrugë tjetër, atëherë njerëzit nuk iknin dot, se kufiri ruhej me tela me gjemba, dhe kjo është arsyeja e asaj çfarë po ndodh”, u shpreh ndër të tjera, Ilir Alimehmeti.
-
Sali Berisha në SPAK: Mesazhi që i lashë Altin Dumanit!
19 Maj, 10:23

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128