“Mendova se mbledhja ishte për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua!”, Salianji në mbledhjen e kryesisë së PD: Po e zhvendosni vëmendjen

13 Dhjetor 2025, 16:36 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mendova se mbledhja ishte për të rrëzuar Ramën, e

Mbledhja e Kryesisë së PD është zhvilluar me debate, ku në qendër të saj ka qenë anëtari i kryesisë Ervin Salianji.

Ai i është drejtuar anëtarëve të tjerë që nuk e kanë pritur mirë turin e Salianjit në mbarë vendin për rigjenerimin e PD se nuk po fokusohen tek problemi kryesor i opozitës, rrëzimi i Ramës.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, mësohet të ketë thënë Salianji.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit.

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

Po ndodh...

ide