Meta "degjeneron" Ramën: E kisha xhol, vdiste të dilte në foto me kalamajtë e mi!

10 Gusht 2022, 19:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta "degjeneron" Ramën: E kisha xhol, vdiste të dilte

Nën sagën e akuzave ndaj qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka ngurruar t’i rikujtoj kryeministrit Rama kohën kur mbante postin e kreut të Tiranës. Në fjalën e tij për mediat Meta tha se kur ishte ai kryeministër mori disa vendime për për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, ndërsa shtoi se Rama i shkonte nga pas si xhol. Ai nuk ka ngurruar të shtoj dhe detaje të asaj kohe, duke thënë se gjatë kohës që Rama i “qepej” nga pas bënte foto dhe me fëmijët e tij.

“Kjo tirani do jetë nën këmbët tuaja dhe popullit të lirë të Tiranës. Tirana do jetë e para kundër tiranisë. Shqipëria ka pasur pushtues edhe të përgjegjshëm. Sigurisht që Tirana ka përjetuar si askush tjetër, pabesinë e këtij sekti makut por edhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbra, për të mbrojtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara përfshirë dhe Teatrin Kombëtar.

Për ta kthyer në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet kulla e Sahatit për shkak se kulla të tjera qiellgërvishtëse kanë mbushur Tiranën. Tirana ka hak për të marrë, do e marrë shumë shpejt për ta kthyer pabesinë me drejtësi për t’i dhënë fund këtij degradimi. Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia.

Pastaj tek rruga e Elbasanit, ku ka qenë një park lodrash. Më qepet si xhol nga prapa, vjen që ishin ata patoku dhe rosaku me komardare aty tek uji, vjen ky merrte kalamajt e mi dhe dilte në fotografi. Shkoni pak tek rruga e Elbasanit, tani që i ka të gjitha në dorë ky. Çfarë ka bërë ky atje, një mal betoni. Gjysma e Tiranës nuk e shohin dot më Malin e Dajtit” – tha Meta.

Po ndodh...